Harrojeni “Shiko kush luan”/ Emisioni i ri i Luanës është shumë herë më “gjigant” (FOTO) – AlpeGossip
Harrojeni “Shiko kush luan”/ Emisioni i ri i Luanës është shumë herë më “gjigant” (FOTO)

Harrojeni “Shiko kush luan”/ Emisioni i ri i Luanës është shumë herë më “gjigant” (FOTO)

Sezoni i ri televiziv do e rikthejë moderatoren Luana Vjollca me një projekt gjigant në ekranin e “Top Channel”. Burime për “iconstyle.al” kanë bërë të ditur se moderatores simpatike i është besuar moderimi i spektaklit “Big Brother VIP”, i cili vjen për herë të parë për publikun shqiptar.

Dhe duket se puna për spektaklin e ri ka nisur, pasi vetë Luana ka publikuar disa foto në profilin e saj në “Instagram”, ku njofton se kanë nisur xhirimet e spotit televiziv.

“Diçka e madhe po vjen” – paralajmëron moderatorja në një nga fotot e publikuara.

Më herët, “iconstyle.al” zbuloi se Luanës i ishin propozuar dy projekte: të bënte sezonin e dytë të emisionit shumë të suksesshëm “Shiko Kush Luan” ose emisionin e ri “Big Brother VIP”. Mesa duket, moderatorja ka zgjedhur të sfidojë veten me projektin e ri.