Stil, seksi, “casual” por me të njëjtin aksesor! Ja si kombinohen Vip-et shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
Stil, seksi, “casual” por me të njëjtin aksesor! Ja si kombinohen Vip-et shqiptare (FOTO)

Stil, seksi, “casual” por me të njëjtin aksesor! Ja si kombinohen Vip-et shqiptare (FOTO)

Personazhet e ekranit në daljet e tyre publike përpiqen të kujdesen deri në detaje për look-un e tyre. Disa janë të thjeshtë por edhe pak klasikë, të tjerë sportiv, “casual” e dikush zgjedh të jetë seksi apo stil por brenda kornizave të shijeve të tij. Në një farë mënyre u japim të drejtë personazheve që kujdesen deri në detaje për pamjen e tyre kjo sepse komentohen shpesh (pozitivisht apo edhe negatisht) për pamjen. Duke parë fotot e disa vajzave në Instagram kemi vënë re se kanë të gjitha një detaj (aksesor nëse mund të quhet) të përbashkët. Bëhet fjalë për një tyl-dantellë të cilën 4 vajza të njohura të ekranit e kanë përdorur si një element në veshjen e tyre.

 

Këngëtarja Argjentina Ramosaj pritet të publikojë projektin e saj më të ri muzikor “A ma jep?” Bëhet fjalë për një këngë të re me klip, i cili do ta sjell këngëtaren më ndryshe në stil dhe pamje. Një nga gjërat më interesante në look-un e saj është pikërisht kjo rrjetë në pjesën e fytyrës.

Aurela Gaçe ka qenë ndër të parat që e ka përqafuar këtë trend, në një event në kryeqytet. Ndryshe nga të tjerat Aurela vendosi të mbulonte të gjithë fytyrën duke e kombinuar me një fustan të gjatë të zi, të fryrë në pjesën e belit, me një kollare dhe kapele të zezë.

Aurela Hoxha u shfaq ndryshe nga sa e prisnim në eventin e 20-vjetorit të “Opinion. E veshur me një kapele sportive të kthyer në anën e kundërt dhe me rrjetën që mbulonte gjysmën e fytyrës Aurela Hoxha dukej shumë stil.

Nga ana tjetër këtë aksesor e kemi parë edhe tek Nora Istrefi. Këngëtarja në atë kohë me flokët e verdhë e ka kombinuar me një kapelë të thjeshtë dhe me një grim të lehtë. Cilës prej tyre i shkon më shumë sipas jush?

/Blitz.al/