“MË I MIRË SE OLSI”/ Fjorentina e BB flet për partnerin e saj të ri – AlpeGossip
“MË I MIRË SE OLSI”/ Fjorentina e BB flet për partnerin e saj të ri

“MË I MIRË SE OLSI”/ Fjorentina e BB flet për partnerin e saj të ri

Fjorentina Halili dhe Olsi Klosi ishin një nga çiftet më të komentuar të Big Brother Albania 9. Mirëpo ata i dhanë fund lidhjes së tyre një të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke u komentuar shumë në media.

Para pak kohësh, Fjorentina u shpreh se ka arritur të gjejë një dashuri të re. Ajo tregoi se lidhja me partnerin aktual ka nisur si një shaka dhe më pas është kthyer në një lidhje të vërtetë dhe serioze.

Së fundmi, ish banorja e Big Brother, ka treguar për ndjekësit e saj se si ia ka dalë mbanë ta harrojë Olsin. Pas pyetjes ‘Si ia dole ta harrosh Olsin?’ që një fans i ka drejtuar, Fjorentina është përgjigjur: “Gozhda me gozhdë del. Kishte dhe më të mirë se Olsi dhe unë e kam sot në jetën time”.