NUK E PRISNIM/ Belinda bën ndryshimin drastik në pamje dhe i habiti fansat – AlpeGossip
NUK E PRISNIM/ Belinda bën ndryshimin drastik në pamje dhe i habiti fansat

NUK E PRISNIM/ Belinda bën ndryshimin drastik në pamje dhe i habiti fansat

Modelja bukuroshe e cila u bë shumë e njohur si velinë në “Xing me Ermalin”, Belinda Dragoti tërheq shpesh vëmendjen me postimet që bën në Instagram dhe kështu ka ndodhur edhe sot.

Belinda ka ka treguar ndryshimin që ka bërë në pamje me një foto ku shfaqet duke buzëqeshur. Modelja i ka lyer flokët ngjyrë gri dhe ky ndryshim i shkon shumë.

Kujtojmë që së fundmi Belinda tregoi se i kanë ardhur oferta për aktrim nga jashtë vendit.

“Kohët e fundit ofertat kanë qenë më tepër nga jashtë sesa nga brenda dhe kanë qenë goxha tunduese, në modeling dhe çuditërisht aktrim. Unë nuk kam eksperienca në aktrim, por janë nisur më shumë nga ndryshimet e shpeshta në look-un tim dhe dukem si person tjetër. Po mendoj t’i marr pak më seriozisht këto oferta, të marr një klasë aktrimi, që mos më shkojnë kot këto oferta. Synimi im andej është”, tregoi Belinda e ftuar në “Casa de los 3s”.