NJE VIT PASI KIDA I DHA FUND MIQËSISË/ Mozzik i bën atë që nuk pritej këngëtares (FOTO) – AlpeGossip
NJE VIT PASI KIDA I DHA FUND MIQËSISË/ Mozzik i bën atë që nuk pritej këngëtares (FOTO)

NJE VIT PASI KIDA I DHA FUND MIQËSISË/ Mozzik i bën atë që nuk pritej këngëtares (FOTO)

Pas largimit të dy reperave të njohur Getinjo dhe Mozzik nga labeli “On Records”, pjesëtarët e tjerë të labelit përfshirë këtu edhe Kidën i prishën marrëdhëniet me dy vëllezërit e njohur për shkak të ndarjes aspak të mirë me menaxherët.

Në atë kohë Kida në çdo intervistë pyetej për raportin që kishte me dy reperat pas largimit të tyre dhe përgjigja e saj ishte e prerë: “Jo ajo thjesht ka qenë diçka e menaxhuesve, e cila nuk është puna  jona si artista, gjithçka mbetet tek ata kështu që ne nuk përzihemi në atë aspekt”.

Mirëpo, kohë më pas u aludua se miqësia e tyre mori fund dhe kjo për shkak se Kida e hoqi Mozzik dhe Getinjon gjithashtu dhe Loredanën nga ndjekësit e saj në Instagram.

Por pas largimit të saj nga ‘On Records’ siç duket këngëtarja e njohur më në fund ka mundësi të rregullojë sërish marrëdhënien me kolegët e saj. Hapin e  parë të pajtimit e bënë ditën e sotme Mozzik me Loredanën të cilët kanë publikuar një video ku shihen duke kënduar këngën e re të Kidës dhe madje e kanë etiketuar atë duke e mbështetur.