Një ditë më parë, fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, publikoi këngën e tij më të re.
Kënga titullohet “Përjetësisht” dhe është baladë që fansat e këngëtarit të njohur mendojnë se i dedikohet bashkëshortes së tij, Kiara Titos.
“Kur jeta më mundi rrugën e gjeta te ti. Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë, kam një jetë që po të kërkoj, unë si ti kurrë nuk kam parë. Se çdo ditë e ndjeja, e ndjeja që një ditë do jem me ty”, këndon Luizi mes të tjerash.
Në rrjet u aludua se kënga ishte dedikim për Kiarën, pasi edhe vargjet përshtaten me historinë e tyre.
Ndërkohë Kiara e ka publikuar këngën në “Instastory”-n e saj dhe krahas saj ka shkruar: “My summer jam”.