SUKSESI PAS SANREMO-s/ Alketa Vejsiu e ftuar në televizionin e njohur italian – AlpeGossip
SUKSESI PAS SANREMO-s/ Alketa Vejsiu e ftuar në televizionin e njohur italian

SUKSESI PAS SANREMO-s/ Alketa Vejsiu e ftuar në televizionin e njohur italian

Alketa Vejsiu pasi u ngjit në skenën e festivalit të Sanremo-s u bë akoma edhe më e sukseshme dhe kësaj here jo vetëm në Shqipëri. Ajo surprizoi të gjithë italianët me shkathtësinë e saj, si dhe gjithë karakteristikat e tjera që kishte si një prezantuese.

Në mediat italiane u fol shumë për Alketën e madje komentet ishin të pafundme dhe së tepërmi pozitive. Pas postimit të fotove në një televizion italian, për të cilin prezantuesja nuk na ka dhënë më tepër detaje se çfarë do të vijojë, kemi një surprizë tjetër nga ana e saj. Të shtunën do të jetë e ftuar në një nga televizionet italiane dhe do të japë intervistën e saj të parë në Kanalin 5.

“Faleminderit Silvia Toffanin për ftesën!
Ju jeni shumë të mirë, të bukur, të ëmbël, xhentil, dini të dëgjoni!
E shtunë 4.00 pasdite Intervistë në Kanalin e Parë!
@verissimotv
Nga Non dhe La Rai me @ambraofficial në Verissimo me Silvia!” shkruan Alketa në videon ku dëgjohet emri i saj për emisionin që do të jepet. ALPEgossip.al