IKU DHE NJË TJETËR / Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian – AlpeGossip
IKU DHE NJË TJETËR / Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian

IKU DHE NJË TJETËR / Moderatori shqiptar bëhet pjesë e televizionit italian

Së fundmi prezantuesit shqiptarë po synojnë gjithnjë e më shumë drejt televizionit italian. Pas Alketës, rradhën e ka moderatori i njohur Xhani Shqerra të cilin së shpejti do e shohim në një program televiziv në Itali.

Sipas “Bordo.al” në një intervistë për një media lokale të qytetit të tij të lindjes, Elbasanit, moderatori Xhani Shqerra ka zbuluar se së shpejti do të ketë rolin e prezantuesit në një emision. Ky emision italian do t’i dedikohet stilit të jetesës, njëjtë si programet e tij në Shqipëri.

“Gjatë muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin që do të jepet ne një media kombëtare italiane”, ka rrëfyer Xhani, sipas “Bordo.al”.

Xhani është njohës i mirë i kulturës italiane pasi ka studiuar dhe jetuar për disa vite në Itali.

Pas urimeve të shumta, moderatori ka postuar një mesazh në Instagram ku shprehet i lumtur për këtë arritje.

“Shumë faleminderit për mesazhet e shumta. jeni aq shumë saqë nuk po arrij tu përgjigjem dot në kohë të gjithëve! Por do ta bëj, me të njëjtin respekt e dashamirësi që më dhuroni gjithmonë! Jo vetëm në këtë rast! Sigurisht që për mua është një arritje, e rëndësishme, personale, por pa ju, pa Tring dhe më pas Klan, s’do kusha mundur të shfaqja atë që jam e di të bëj, pa kusjhte e me çiltërsi. Nuk heq dorë nga dielli i Shqipërisë time, as nga TV këtu. Është thjesht një projekt që i shtohet rrugëtimit tim televiziv. Faleminderit për kohën tuaj, vlen shumë për mua! Bekime!”, shkruan Xhani.