“Ç’MË KA GJETUR…”/ Zef Deda tregon si e kaloi natën e parë të martesës – AlpeGossip
“Ç’MË KA GJETUR…”/ Zef Deda tregon si e kaloi natën e parë të martesës

“Ç’MË KA GJETUR…”/ Zef Deda tregon si e kaloi natën e parë të martesës

I ftuar ditën e sotme në “Rreze Dielli” në Report TV ka qenë Zef Deda. Aktori ka rrëfyer detaje si nga karriera e tij, ashtu dhe nga jeta personale.

Siç karakterizohet gjithmonë nga humori, Deda ka treguar se natën e parë të martesës ka bërë një lojë, të cilën e ka rrëfyer mes të qeshurash në studio.

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bëllëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, është shprehur Deda.

Duket se një moment të tillë, Zef Deda dhe bashkëshortja e tij, Roza e kujtojnë gjithmonë edhe pas më shumë se 4 dekadash martesë.