Pak muaj pas ndarjes Nora dhe Roberti kapen ‘mat’, ja ku janë fotografuar ata. Robert Berisha muaj me pare e pranoi publikusht ndarjen nga Nora Istrefi.
Këngëtari tregoi se martesa e tyre kishte marrë fund dhe shkak ishte bërë mungesa e dashurisë.
“Portale të nderuara dhe ju fansa! Ju kam premtuar që keni për ta marr vesh prej meje e skeni nevojë të lodheni e me kliku në çdo titull që e bëjnë portalet. Eshte punë e tyre dhe mjeshtri e gazetareve qe dinë me nxjerr ashtu titujsh..Unë edhe Nora nuk jemi më bashke, por gjithë jetën do jemi babi dhe mami i Renees, loqkës tonë..dhe shokë të mire deri ne vdekje.
Nëse nuk ka më dashni mes një çifti, nuk dmth të bëhesh armik e t’ja kthesh shpinën. Bëhuni pozitiv e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë qe s’ju do të mirën se sen sbohet. Përmes këtij postimit @noraistref e falenderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee…edhe shumë kujtime të bukura prej 2006..Noriq -Tkom borxh tan jetën. I wish you all the best”, shkruante Roberti.
Por ndonëse ata nuk do të ishin më bashkë si çift, Roberti shtoi se për shkak të vajzës ata ruajnë marrëdhënie mjaft të mira dhe këtë e dëshmojnë edhe këto pamje të publikuara nga “Prive. al”.
Në video shihet se Nora bashkë me Erën dhe DJ Red, janë shoqëruar për në aeroport nga Roberti dhe nuk dihet ende destinacioni i fluturimit