PUBLIKOHET "AMANTE"/ Klaudia Pepa do t'ju lë gojëhapur në klipin e Getit (VIDEO) - AlpeGossip
PUBLIKOHET “AMANTE”/ Klaudia Pepa do t’ju lë gojëhapur në klipin e Getit (VIDEO)

PUBLIKOHET “AMANTE”/ Klaudia Pepa do t’ju lë gojëhapur në klipin e Getit (VIDEO)

Getoar Selimi ka publikuar më në fund videoklipin e tij të ri që po pritej me padurim nga fansat që prej momentit kur reperi bëri të ditur se po vjen me një këngë të re.

Kënga mban titullin “Amante” dhe në videoklip shfaqet balerina e njohur me famë në Itali, Klaudia Pepa.

Klaudia shfaqet përgjatë gjithë klipit duke kërcyer në një bar e veshur me të brendshme dhe xhaketë teksa bën lëvizje shumë të zhdërvjellëta që të lënë gojë hapur.

Muzika dhe teksti i kësaj kënge janë punuar nga Getoari. Ndiqni videon.