LEDJANA DHE MEVLANI JANË RIBASHKUAR? Ky DETAJ i bën fansat të dyshojnë se ata janë sërish çift – AlpeGossip
LEDJANA DHE MEVLANI JANË RIBASHKUAR? Ky DETAJ i bën fansat të dyshojnë se ata janë sërish çift

LEDJANA DHE MEVLANI JANË RIBASHKUAR? Ky DETAJ i bën fansat të dyshojnë se ata janë sërish çift

Ledjana dhe Mevlani janë një ndër dyshet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Fillimisht ata u deklaruan për njëri-tjetrin që në emision, por më pas diçka ndodhi mes tyre dhe ata u shprehën publikisht se nuk ishin më bashkë.

Edhe pse duket se ata s’kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin, së fundmi dia foto të publikuara në rrjetet sociale kanë ngritur dyshimet se dyshja mund të jenë bashkuar sërish.

Një foto e tillë është publikuara para pak ditësh ku nënkuptohet se ata kanë qenë në të njëjtën ditë me të njëjtët njerëz. E vërteta e lidhjes së tyre është akoma e paqartë, por një gjë është e sigurtë se dyshja gjithmonë di si të na surprizojë.

Kujtojmë se pas ndarjes konkurrentja hodhi një hije dyshimi se Mevlani mund ta kishte vjedhur këngën që i kishte dedikuar asaj. Në InstaStory, ajo publikoi një pjesë nga kënga “Ledjana” ku në fakt vihej re se nuk e këndonte Mevlani.

“Vjen së shpejti versioni origjinal”, ka shkruar Ledjana përkrah videos së shkurtër, duke treguar se për pak kohë do të zbulohet gjithë e vërteta

Në fakt, pa i komentuar akuzat e Ledjanës, Mevlani ka vendosur ta fshijë këtë këngë nga Youtube.

“Ledjana” nuk gjendet më pas kërkimit dhe s’dimë ç’ndodhi vërtetë në prapaskenë mes të dyve.