“KRENARIA JONË…”/ 23 vite pa të atin, Leonora Jakupi prek me fjalët e ndjera (FOTO)0 – AlpeGossip
“KRENARIA JONË…”/ 23 vite pa të atin, Leonora Jakupi prek me fjalët e ndjera (FOTO)0

“KRENARIA JONË…”/ 23 vite pa të atin, Leonora Jakupi prek me fjalët e ndjera (FOTO)0

Babai i këngëtares Leonora Jakupi, një prej heronjve të vendit tonë, humbi jetën 23 vite më parë duke luftuar për Pavarësinë e Kosovës. Pavarësisht se ka kaluar një kohë e gjatë dhimbja vahzdon të jetë e njëjtë për artisten. Ditën e sotme ajo ka kujtuar babain e ndjerë përmes disa postimeve në Instastory.

Sot 23 vite pa ty babi. Ishe dhe do të mbetesh krenaria jonë më e madhe“, ka shkruar ajo përkrah një fotografie të heroit të Kosovës.

Gjithashtu ajo ka treguar se ka vizituar sot varrin e të atit dhe ka publikuar një foto duke vendosur një tufë me lule mbi të.

Kujtojmë se para 3 vitesh ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti premtimin e bërë ndaj këngëtares Leonora Jakupi, për t’i sjellë eshtrat e babait të saj në vendlindje. Në 21 shtator pas 20 vitesh pritje u rikthyen në Kosovë eshtrat e Qazim Jakupit së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol Ahmet Krasniqi.

Vetë babai i kishte lënë amanet artistes që të varrosej në vendlindje, ndaj Leonora e bëri realitet rikthimin e eshtrave në Kosovë. Shpesh gjatë intervistave të saj, Leonora ka rrëfyer për kohën e vështirë gjatë luftës në Kosovë dhe tronditjen e madhe që kjo ngjarje ka lënë tek këngëtarja dhe familja e saj. Sidomos pas humbjes së të atit.