“NUK KISHIM KUSH NA BËNTE PAZARIN”/ Aktori i “Portokalli-së” tregon si u infektua e gjithë familja me “Covid-19” – AlpeGossip
“NUK KISHIM KUSH NA BËNTE PAZARIN”/ Aktori i “Portokalli-së” tregon si u infektua e gjithë familja me “Covid-19”

“NUK KISHIM KUSH NA BËNTE PAZARIN”/ Aktori i “Portokalli-së” tregon si u infektua e gjithë familja me “Covid-19”

Për shumë njerëz që e kanë kaluar, Covid 19 nuk është dhe aq i thjeshtë, si përsa i takon probleme shëndetësore, ashtu dhe për gjërat e ‘vogla’ praktike, si përshembull kush t’u gatuajë e bëjë pazar apo shërbim. E tillë ka qenë dhe dëshmia e aktorit të trupës së humorit të ‘Portokalli’, Ledio Lako në emisionin ‘Shqipëria Live’, fill pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’.

Lako ka treguar se si në shtëpinë e tij u infektuan të gjithë pjesëtarët dhe pas këtij momenti nuk kishte kush të kryente pazaret e shtëpisë. Ledio tregoi se babi ishte ai që e kaloi më rëndë dhe pohoi se në ato momente u përgatit për më të keqen, duke marrë parasysh se mund ta humbte, ndonëse i vëllai i jepte kurajo.

Ai shtoi se teksa i ati u infektua me virus, atij iu shfaqën edhe një sërë sëmundjesh shoqëruese, midis tyre dhe diabeti, duke ia bërë më të vështirë gjendjen shëndetësore.
Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes së Ledios janë në gjendje të mirë shëndetësore tashmë, e megjithatë aktori ka zgjedhur që me anë të këtyre detajeve të ndërgjegjësojë më shumë shoqërinë për rëndësinë e mbrojtjes nga ‘Covid-19’.