AKUZAT E FORTA NDAJ PRODUKSIONIT/ Konkurenti i “Big Brother”: Si po e FAVORIZON Bora Zemani…Donaldin – AlpeGossip
AKUZAT E FORTA NDAJ PRODUKSIONIT/ Konkurenti i “Big Brother”: Si po e FAVORIZON Bora Zemani…Donaldin

AKUZAT E FORTA NDAJ PRODUKSIONIT/ Konkurenti i “Big Brother”: Si po e FAVORIZON Bora Zemani…Donaldin

Edhe pse tashmë është dyshuar se kush do të jetë fituesi i Big Brother VIP, ky format televiziv vijon të prodhojë lajme rozë për jetën personale të personazheve të njohur të cilët kanë zgjedhur të luajnë brenda mureve të shtëpisë.

Ndërkohë, një prej konkurentëve Ardit Çuni ka përforcuar akuzat e hedhura vazhdimisht në media se konkurenti Donald Veshaj po favorizohet ndjeshëm në disa mënyra nga produksioni duke i ofruar komoditet në lojën e tij qoftë duke nxjerrë keq rivalët e tij, qoftë duke mos e penalizuar apo i transmetuar materiale ku ai shfaq anën e tij të keqe.

I eleminuari i radhës në Big Brother VIP, ishte i ftuar ne FanClub dhe gjatë bisedës nuk la pa përmendur mjaft ankesa që kishte ndaj produksionit duke e quajtur të njëanshëm si dhe duke bërë një lidhje me Bora Zemanin, moderatoren e “Përputhen”.

“Donaldit i fshihen komentet negative, ndërsa të tjerëve jo. Nuk më vjen mirë kur nuk trajtohem njësoj”,- tha ai ndër të tjera teksa nënvizoi se nuk është penalizuar.

Ndërkohë prezantuesja e FanClub, Dojna Mema, i tha se komentet denigruese dhe cënuese fshihen për këdo, por Arditi tha se ka lexuar mjaft për veten dhe nuk i ka parë që të fshihen. Ai ceku dhe faktin e zarfit të zi, që e mori vetëm ai, kur ka parë që Donaldi e ka bërë disa herë shkeljen e të njëjtit rregull, por atij nuk i ka ardhur asnjë zarf paralajmërues.

Arditi shprehu pakënaqësi edhe për faktin se nuk i është bërë asnjë surprizë, i vetmi nga banorët sipas tij, por këtu Dojna e kundërshtoi duke i thënë se as Donaldit nuk i është bërë pasi Bora erdhi për Semin.

Sipas Arditit, Paloma ka qenë e infiltruar. Ai sqaroi se tani i ka sheshuar marrëdhëniet me të, pavarësisht se e konsideron person tendencioz.

Përsa i përket Beniadës ai tha se me shumë mundësi do vazhdojnë diçka jashtë dhe se ka pëlqim për të e tregoi se ajo e vlerëson shumë si person.