“PO PUNOJ 3 HERË NË DITË PËR NJË FËMIJË”/ Turjan Hysa tregon planet familjare (VIDEO) – AlpeGossip
“PO PUNOJ 3 HERË NË DITË PËR NJË FËMIJË”/ Turjan Hysa tregon planet familjare (VIDEO)

“PO PUNOJ 3 HERË NË DITË PËR NJË FËMIJË”/ Turjan Hysa tregon planet familjare (VIDEO)

Ka qënë një mëngjes zbavitë ky i sotmi, në KafeIN. Në studio me Flavio Qarrin ishte Turjan Hysko. Duke ndryshuar formatin e zakonshëm tashmë të intervistave të shkurtra, Turjani qëndroi për 60 minuta në studio me Flavion, duke i dhënë mundësi për të prekur një sërë tematikash dhe aspektesh personale e profesionale.

Turi konfirmoi se programi që ai do të drejtojë nis më 14 tetor. Sa i takon “Duplex” producenti tha që, do të dojë dhe pak kohë që të “shpërthejë”, por tashmë Klan ka varietenë që i mungonte. I pyetur për të vëllain, kreun e Fresh, Turjani u shpreh krenar për pavarësinë e tij, por tha edhe që i ka dhënë para si vëllai më i madh.

Sa i takon familjes së tij, jo programit të ri, Hysko deklaroi se, po punonte 3 herë në ditë që të bëhej me trashëgimtar. Ai tregoi disa episode nga martesa dhe familja e tij e re. Episode të shumta zbavitëse, sot në transmetim të drejtëpërdrejtë edhe me publikun që bëhet pjesë e bisedës me mesazhet në kohë reale. Por për më shumë, ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm