Ditën e djeshme u mbyll nata e dytë gjysmëfinale e “Kënga Magjike 2018”. Ardit Gjebrea kishte rezervuar shumë surpriza edhe për natën e dytë dhe nuk munguan as lotët as incidentet.
Nëse ditën e djeshme nuk e keni parë spektaklin ne iu tregojm disa nga detajet suprizuese që ndodhën në “Këngën Magjike”.
1- Në natën finale do jenë edhe 4 femrat të tjera krah Arditit
Ardit Gjebrea e nisi natën finale me një lidhje direkte ku në ekran u shfaqën moderatoret që kanë prezantuar krah Ardit Gjebreas, Valbona Selimllari, Elia Zaharia, Armina Mevlani dhe Olta Gixhari do të prezantoijnë gjithashtu në natën finale.
2- Rubrika “Ka një mesazh për ty” ndodhi edhe në natën gjysmëfniale të “Kënga Magjike”
Ardit Gjebrea ka vazhduar traditën e emisionit “E diela shqiptare”, ku këtë herë ka suprizuar Persidën e cila kishte 7 vite pa u parë me të atin.
3-Performanca e Bora Zemanit si balerinë dhe këngëtare
Bora na suprizoi të gjithëve me një performancë kërcimi dhe një këngë spanjolle dhe nëse e keni harruar ne iu kujtojm se Bora në fillimet e saja në ekranë ka dalë si këngëtare dhe më pas si velinë e “Fiks Fare”.
4- Gjatë performancës së këngëtarit të kategorisë “New artist” ,Manjola Nallbani është përlotur.
Manjola Nallbani ishte shumë pozitive teksa gjykonte artistët “New” por nuk e dimë çfarë ndodhi dhe në një moment të festivalit ajo u emocionua edhe filloi të qante. Me siguri ishte teksi i këngës!
5- Gjatë performancës të këngës “Psikopatja jote”,Mc Kreshës i nodh një incident
“Psikopatja jote” është një ndër këngët më të pëlqyera të festivalit por gjatë performancës së MC Kreshës dhe Fiffi-t ndodh një incident .
Mc Kresha nuk mund të dëgjonte në kujfe dhe kjo u vu re edhe nga publiku që diçka nuk po shkonte mirë.
Përgatiti: AlpeNews.al