Qejfi për ditën e dielë nis që nga e premtja, ku më në fund do të shijojmë ato ditët pushim e që i preferojmë me diell të ngrohtë e një mëngjes të këndshëm me njerëzit më të afërt e pozitivë.
Ja siç e kanë nis sot Arbana me Xhemin, në shoqërinë e njëra-tjetrës e duke shijuar kafen e mëngjesit. Dt mikeshat kalojnë shumë momente bashkë, por fundjava dhe sidomos e diela mbetet e veçantë.
Fatma po jeton një tjetër “të dielë mami”, ajo po na tregon përkushtimin si dhe rritjen e Noah. E ku ka një ditë më të bukur se ajo pranë të birit e familjes…
Elita këtë të dielë ka vendosë t’ia kushtojë bukurisë. Ajo ka pozuar dhe duket shumë e përgatitur për një vazhdim të këndshëm e entuziast. Ndoshta një udhëtim i afërt me Gjikon dhe Zërin…
Okay, Orindën të gjithë do ta kishim zili… Disa ditë të mira në Paris askujt s’do t’i bënin dëm. Orinda duket se po kalon një të dielë fantastike në qytetin e dashurisë.
Një tjetër nënë e përkushtuar. Mesa duket e diela është “Family time” për Delindën. Ajo shihet se po kalon momente tejet të lumtura me të birin.
Besa siç duket e ka pritur këtë të dielë me padurim. Në të dielën e parë të muajit mars ajo publikoi këngën e saj të re “C’est la vie”. Kush e di sa të bukur dhe ritmike jua ka bërë ditën të gjithë atyre që e dëgjuan.
Klea është në pritje të ëmbël, madje të bebit të parë dhe ndjesitë e çdo dite për të padyshim do të jenë unike. Si një dhuratë të së dielës na ka treguar një foto ku duket se barku sapo vete dhe po bëhet më i rrumbullakosur.
Adrola se ç’po kurdis nuk e dimë… Nga njëri vënd në tjetrin, nga Shqipëria në Amerikë, nga Amerika në Prishtinë. Ndoshta aty ka vendos ta kalojë dhe të dielën e sotme, e jo vetëm por me kandidtain për deputet.
Jonida duket se do t’i shijojë deri në maksimum ditët e fundit të dimrit. Ndonëse me barkun e rrumbullakosur ka shkuar të kënaqet në gjithë bardhësinë e dëborës. Një e dielë e ftohtë në prag të pranverës.
Kejvina siç duket e ka nisur të dielën super e motivuar dhe ka dash ta përcjellë frymëzimin dhe energjinë e saj tek të gjithë. “Efektet anësore e thënies të së vërtetës” dhe vazhdojnë me radhë…Mos ndoshta ka ndonjë të vërtetë për të na thënë Kjevina? Apo po pret ndonjë t’i thotë ndonjë të vërtetë?
Loredana ka vendosur që e dila e sotme të jetë përkushtim ndaj vetes. E kemi vënë re se sa shumë kujdeset reperja që buzët e saj duken aq të kuruara. Epo deshi të na i tregonte se çfarë përgatitjeje dhe durimi duan, ja ajo po e zgjedh ngjyrën e radhës.
Oriola…Eh ç’keni me Oriolën… “Another day another slay” shprehja që e karakterizon modelen. Sigurisht qëkjo e dielë s’do të bënte dallim nga ditët e tjera.
Xhensila po kalon disa ditë të mira në dëborë dhe e shoqëruar nga Besi po relaksohet që prej të shtunës së djeshme. Epo duhen ca ditë pushime pa u mbyll dimri, mirë e kanë. E diela e sotme i gjeti në bardhësi Xhensilën dhe Besin.
ALPEgossip.al