STUDIM/ Shoferët e makinave të shtrenjta janë ata më të këqinjtë – AlpeGossip
STUDIM/  Shoferët e makinave të shtrenjta janë ata më të këqinjtë

STUDIM/ Shoferët e makinave të shtrenjta janë ata më të këqinjtë

Studimi i fundit unanim i shkencës: Shoferët e makinave të shtrenjta janë ata më të këqinjtë! Pas studimit, u arrit në përfundimin se ata që zotërojnë automjete të reja dhe të shtrenjta, janë më pak të prirur për të ndaluar që këmbësorët të kalojnë rrugën.

Kërkues nga universiteti i Nevada-s, Los Angeles dolën në përfundimin se përdoruesit e makinave të tilla ndjejnë një lloj superioriteti krahasuar me përdoruesit e automjeteve të tjera dhe s’janë fare empatikë përsa i përket këmbësorëve.

Gjatë eksperimentit, ata analizuan reagimet e shoferëve kur vullnetarët kalonin disa herë rrugën. Parashikimi më i mirë që bëhej nëse një makinë do të ndalonte apo jo, ishte ai bazuar mbi vlerën e automjetit. Tek të gjithë këta shofera, u vu re mungesa e aftësisë për të interpretuar mendimet dhe ndjesitë e të tjerëve, për shkak se superioriteti i lë pak hapësirë të jenë empatikë.

Bazuar në një tjetër studim, ku u analizua sjellja e 1892 shoferëve, nga  Universiteti i Helsinkit, ata që shfaqën tipare problematike në karakter ishin më të dhënë pas makinave që tregonin status. Çfarë cilësish kanë këta njerëz? Kryesisht, s’janë empatikë, janë kokëfortë, argumentues dhe s’kënaqen lehtë.

Të tilla tipare, shpjegojnë dëshirën për të patur produkte të shtrenjta, që tregojnë status ekonomik dhe shoqëror. Gjithsesi s’janë të vetmit. Njerëzit ambiciozë, të disiplinuar dhe shumë të organizuar janë gjithashtu të prirur ndaj modeleve të kushtueshme të makinave. Të tillë njerëz janë shumë të dhënë pas kujdesit ndaj vetes, shëndetit dhe kanë performancën më të mirë në punë.

Burimi:CNN