PUBLIKON FOTOT E PARA TË SHTATZËNISË/ Aktorja e njohur zbulon gjinin dhe emrin e fëmijës - AlpeGossip
PUBLIKON FOTOT E PARA TË SHTATZËNISË/ Aktorja e njohur zbulon gjinin dhe emrin e fëmijës

PUBLIKON FOTOT E PARA TË SHTATZËNISË/ Aktorja e njohur zbulon gjinin dhe emrin e fëmijës

Aktorja e njohur turke, Fahriye Evcen është prej muajsh në pritje të fëmijë së saj të parë. Ajo dhe Burak Ozcivit janë të martuar prej 2 vitesh, jo më kot ardhja në jetë e foshnjes pritet me padurim.

Dy aktorët e njohur për rolet në seriale turke, brenda dhe jashtë Turqisë, janë munduar ta mbajnë sa më private këtë periudhë, por gjërat tashmë kanë ndryshuar. Fahriye ka publikuar disa orë më parë fotot e para të shtatzënisë dhe më tej ka zbuluar emrin dhe gjininë e foshnjës që do vijë në jetën.

“Duke të pritur ty engjëlli im, Karan”,-ka shkruar aktorja duke zbuluar se do sjellë në jetë një djalë.

Më në fund fansat e çiftit të njohur kanë rastin të shohin si ka ndryhsuar Fahriye dhe gjërat nuk janë më aq të fshehta sa dikur. Burak dhe bashkëshortja kanë ndaluar projektet dhe gjithçka tjetër për të shijuar periudhën e ëmbël që tashmë është drejt fundit.