TIPIKE SHQIPTARE/ Dua Lipa e nis ditën me ushqimin tradicional të vendit (FOTO) – AlpeGossip
TIPIKE SHQIPTARE/ Dua Lipa e nis ditën me ushqimin tradicional të vendit (FOTO)

TIPIKE SHQIPTARE/ Dua Lipa e nis ditën me ushqimin tradicional të vendit (FOTO)

Mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, organizoi një festë madhështore për 50-vjetorin e babait të saj, Dukagjin Lipës. Me miq e familjarë, ata festuan deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa dita sot për Duan ka nisur me një mëngjes tipik shqiptar.
Këngëtarja ka publikuar në Instastory gatimin e quajtur kaçamak, duke i njohur të gjithë me ushqimin tradicional të vendit nga ajo vjen.

“Kaçamak”- ka shkruar Dua me shkronja të mëdha krahas postimit ku tregon ushqimin shqiptar.