KHLOE KARDASHIAN REAGON NDAJ FANSAVE/ Akuzohet se po e mëson vajzën… (FOTO) – AlpeGossip
KHLOE KARDASHIAN REAGON NDAJ FANSAVE/ Akuzohet se po e mëson vajzën… (FOTO)

KHLOE KARDASHIAN REAGON NDAJ FANSAVE/ Akuzohet se po e mëson vajzën… (FOTO)

Është vetëm katër muajshe, ama True Thompson ka jo vetëm një, por tre makina Bentley. Vogëlushja u përkëdhel me dhurata nga miqtë e familjes dhe Khloe mezi priste ta shfaqte në rrjetet sociale. E ulur në makinë krahas arushit, mami Khloe arriti të rrëmbente një buzëqeshje nga e vogla e saj, e cila mbante një kordele mbi kokë.

“Nuk jam e sigurtë kush është e bukur, arushi që po i jep makinës Bentleu apo faqet dhe buzëqeshja e True” – shkruante krahas fotos Khloe Kardashian.

Por fotoja tërhoqi vëmendjen e kritikëve, të cilët akuzonin yllin e “Keeping Up With The Kardashian’s” se po e kthen vajzën materialiste.

Ndërsa Khloe nuk e mohoi krejtësisht këtë fakt, teksa iu përgjigj komentuesit:

“Ju nuk duhet të gjykoni në këtë mënyrë. Përse duhet të jeni kaq negativë nëse jeni fëmijë të Perëndisë? Ajo është një vogëlushe që mori një dhuratë shumë të bukur dhe isha shumë entuzjaste për t’i bërë një foto. Po mundohem të shijoj çdo moment që mundem me ëngjëllin tim të ëmbël! Ëngjëlli që më dha Zoti.”