“KAM MËSUAR TË VENDOS…”/ Habit Arditi: Jam zhgënjyer në art dhe në dashuri – AlpeGossip
“KAM MËSUAR TË VENDOS…”/ Habit Arditi: Jam zhgënjyer në art dhe në dashuri

“KAM MËSUAR TË VENDOS…”/ Habit Arditi: Jam zhgënjyer në art dhe në dashuri

Prova e dytë javore po vijon për banorët e ‘’BBV’’ teksa ata janë ndarë në çifte dhe duhet tju përgjigjen pyetjeve të përzgjedhura rastësisht.

Dyshja e rradhës që i nënshtrohet lojës është Paloma dhe Arditi.

Ky i fundit ju përcaktua të rrëfente për zhgënjimet më të mëdha të jetës së tij.

‘’Në botën e artit jam zhgënjyer pafundësisht nga bashkëpunëtorë dhe nga producentë’’,- tha ai.

Por përgjigjen ai zgjodhi ta thellonte edhe më shumë teksa u ndal jo vetëm në aspektin profesional por edhe në atë personal.

‘’Edhe në dashuri jam zhgënjyer tepër… por me kalimin e kohës kam mësuar të vendos veten në plan të parë dhe jo partnerin’’,- shtoi ai.