NA KISHTE SHPËTUAR/ Vipa-t që janë pjesë e dy emisioneve të ndryshme: Nga Florjan Binaj tek Orinda Huta – AlpeGossip
NA KISHTE SHPËTUAR/ Vipa-t që janë pjesë e dy emisioneve të ndryshme: Nga Florjan Binaj tek Orinda Huta

NA KISHTE SHPËTUAR/ Vipa-t që janë pjesë e dy emisioneve të ndryshme: Nga Florjan Binaj tek Orinda Huta

Pas pushimeve verore personazhët e njohur janë rikthyer në punë. Ky sezon i ri televiziv pati shumë ndryshime dhe lëvizje të moderatorëve dhe artistëve.

Ndoshta ky detaj na ka shpëtuar por angazhimi i disa prej vipave nuk është vetëm në një spektakël dhe ne ju njohim me disa prej tyre.

Florjan Binaj

Aktori i njohur këtë vit nuk do ta shohim vetëm në “portokalli” por edhe në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”.

Orinda Huta

Moderatorja në këtë sezon do ta shohim në “Klan” duke zënë vendin e Nevina Shtyllës në emsionin “Jo vetëm modë” por gjithashtu Orinda do të jetë pjesë e juris në “Këngën magjike”.

Turjan Hyska

Pas bashkëshortes edhe Turi kalon në televizionin “Klan” me emision e tij që këtë herë do të ketë emrin “Duplex” por kjo nuk është e vetmja surprizë. Pasi moderatori do të drejtoj edhe emisionin më të ri “Familja” ku detajet nuk janë zbuluar akoma.

Alba Hoxha

Është balerina më e përfolur në mediat rozë dhe kjo për aludimet rreth lidhjes me koregografin Albi Nako.Të dy nuk i kanë konfirmuar akoma lajmet. Alba është pjesë e “Dance with me” por jo vetëm kaq. Alba drejton edhe parashikimin e motit prej të cilit tërhoqi edhe vëmendjen e publikut.

/AlpeNews.al