RITA ORA PO VUAN PAS NDARJES/ Ish i dashuri i saj kapet i lumtur me një tjetër – AlpeGossip
RITA ORA PO VUAN PAS NDARJES/ Ish i dashuri i saj kapet i lumtur me një tjetër

RITA ORA PO VUAN PAS NDARJES/ Ish i dashuri i saj kapet i lumtur me një tjetër

Ditën e djeshme në të gjitha mediat është shpërndarë me shpejtësi lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora dhe aktori i famshëm Andrew Garfield i dhanë fund lidhjes disa mujore.
Në mediat e huaja u përfol se ishte Andrew ai që i kërkoi Ritës të ndaheshin me pretekstin se do një lidhje më private, gjë që nuk mund ta ketë me Ritën për shkak të famës së saj. Siç u raportua Rita nuk e priti mirë dhe gjithë këto ditë e ka përjetuar keq ndarjen.

Mirëpo, ndryshe nga Rita aktori nuk ka humbur aspak kohë pasi së fundmi është kapur mat me aktoren dhe komedianen e njohur Aisling Bea. Dyshja janë fotografuar teksa po shihnin një shfaqje, mirëpo janë parë shumë afër dhe të lumtur me njëri-tjetrin, gjë që ka ngritur dyshimet se mes tyre mund të lind një romancë.