1 VIT NGA DASMA/ Sara Hoxha i bën dedikim të veçantë Ledionit – AlpeGossip
1 VIT NGA DASMA/ Sara Hoxha i bën dedikim të veçantë Ledionit

1 VIT NGA DASMA/ Sara Hoxha i bën dedikim të veçantë Ledionit

Edhe pse djali i tyre kishte lindur, para një viti,moderatori i njohur Ledion Liço dhe trashëgimtarja e Top Channelit, Sara Hoxha kurorëzuan me martesë dashurinë midis tyre.

Ata organizuan një dasmë përallore në Como, Itali.

Përpara një viti, dasma e tyre u komentua shumë nga mediat. Një ndër momentet më emocionuese të dasmave, është pikërisht momenti para altarit.

Ditën e djeshme, nostalgjike për atë moment të shenjtë dhe me rastin e përvjetorit të martesës, Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj në instagram momente nga një ndër ngjarjet më të rëndësishme në jetën e saj. Ajo ka publikuar video nga dita e dasmës, disa minuta para se të shkonte drejt altarit.

Në njërën ndër videot shfaqet Sara, shoqëruar nga grimieri i cili po i bënte rregullimet e fundit.

Në videon tjetër shfaqet e shoqëruar me mamanë e saj dhe me motrën, Lorin, të cilat s’kishte si të mos i kishte pranë në një moment aq të lumtur të jetës së saj. Kujtojmë se Sara është nënë dhe ka një djalë, ndërkohë që pret dhe një fëmijë të dytë.