“Kujdes kur të dëgjoni këngën e Irkencit, ka skena ofensive”, paralajmërimi i çuditshëm! – AlpeGossip
“Kujdes kur të dëgjoni këngën e Irkencit, ka skena ofensive”, paralajmërimi i çuditshëm!

“Kujdes kur të dëgjoni këngën e Irkencit, ka skena ofensive”, paralajmërimi i çuditshëm!

E quajnë risi të bukur në muzikën e lehtë shqiptare, por në fakt kjo nuk është fjala e duhur për të përcaktuar karrierën artistike të Irkenc Hykës. Ne kemi rreth dy vite që jemi dëshmitarë dhe shijues të hiteve të tij, kryesisht duete. Fantastike kanë qenë këngët në duet me Xhensila Myrtezajn “Si të jem mirë” apo ajo me Danin e titulluar “Një lamtumirë”, të cilat kanë marrë disa milionë klikime.

Por djali 25-vjeçar, që ka mbaruar studimet për muzikë, në fakt, ka pjesëmarrje në skenat muzikore shumë më herët. Ka kaluar gati pa vëmendjen e duhur një duet i tij me Stresin, i publikuar që në vitin 2012, me titull “Ti do jesh me mua”. Më pas, Hyka ka marrë pjesë edhe te “Kënga Magjike”, por pa arritur të marrë vëmendjen që meriton.

Vitet e fundit ka ndodhur shpërthimi i tij artistik me këngë, që ai ka bërë jo vetëm për vete, por edhe për kolegë të tij, këngë që janë kthyer menjëherë në hite. Zëri i tij i ëmbël i ka bërë menjëherë për vete fansat, të cilët mezi presin të dëgjojnë krijimet e reja.

 

Ndërkohë, kënga e tij më e fundit, “Tymi i dashnisë”, e publikuar rreth tri javë më parë, ka rezultuar gjithashtu një sukses duke grumbulluar rreth 2 milionë klikime. Në fillim, u fol se kjo këngë do të këndohej në duet me Nora Istrefin, por thuhet se Nora u tërhoq nga kënga pak para se të bëhej klipi.

Irkenci vazhdoi përpara dhe e publikoi këngën vetëm. Por nëse shkoni në “Youtube”, ju nuk do keni mundësi ta dëgjoni këngën, siç ndodh zakonisht. Kjo, pasi “Youtube” ka vendosur një paralajmërim ku thotë se kënga ka disa skena të papërshtatshme dhe ofensive dhe duke na e lënë ne në dorë, nëse duhet ta ndjekim ose jo.

Është e çudishme pse “Youtube” e nxjerr këtë njoftim, pasi klipi i kësaj kënge është shumë i thjeshtë, nuk ka as skena erotike dhe as dhunë, por një performancë të thjeshtë të një vajze që vallëzon me tym dhe me flakë. Gjithsesi, ne i urojmë Irkencit suksese, pasi është me të vërtetë një artist shumë i talentuar.