Para se t’i harrosh njëherë e përgjithmonë, kujtoi për herë të fundit ato që i quanim kulmi i teknologjisë – AlpeGossip
Para se t’i harrosh njëherë e përgjithmonë, kujtoi për herë të fundit ato që i quanim kulmi i teknologjisë

Para se t’i harrosh njëherë e përgjithmonë, kujtoi për herë të fundit ato që i quanim kulmi i teknologjisë

Koha ecën shpejt, sidomos për teknologjinë. Ka disa gjëra që do të vijë një kohë dhe me siguri do t`i harrosh. Në mos ajo kohë ka ardhur. Mund të ndjesh nostalgji, po mbase edhe jo, sepse gjithçka përmirësohet.

 

E mban mend kur e çoje televizorin te AV-ja për të parë kasetet e videos?

Po kur vendosje direktivat të printuara në letër për ta gjetur më lehtë një adresë? Tani ka GPS, Google Map.

Po disqet? Mbase të kanë mbetur disa akoma. Po do vijë një ditë që s`do kesh më, e as do t`i përdorësh. Mjafton një USB e vockël dhe mban gjithë këngët e botës.

Ohhh kjo është e shkuar e harruar. Vetëm Nokiat 3310 dhe 3410 mbanin kaq shumë bateri. Po maksimumi me lojën me gjarpër, apo me aviona do luaje.

Po këto rrotën e mouset? As këtë s`ke për ta parë më.

Edhe Rigtonet nuk i përdor më askush. Pas ca vitesh as që do ta mbash mend që ka ekzistuar një mundësi e tillë.

Po kur i regjistroje nga televizori dhe i vije zile telefoni?

Po këto Kodakët? Eh kur na digjej filmi megjithë foto. Traumë gjithë familja kalonte.

Mbase sot ka opsione të avancuara. Po malli është mall. Edhe për ca vite, se pastaj do t`i kesh harruar komplet. Do harrosh edhe të avancuarat e sotme, se do jenë bërë të shkuara.