NGA ELVANA TE XHENSILA/Bëhuni gati, 4 super hitet e verës po vijnë (FOTO) – AlpeGossip
NGA ELVANA TE XHENSILA/Bëhuni gati, 4 super hitet e verës po vijnë (FOTO)

NGA ELVANA TE XHENSILA/Bëhuni gati, 4 super hitet e verës po vijnë (FOTO)

Xhensila Myrtezaj, në Venezia për projektin e ëndrrave!

Xhensila Myrtezaj donte të sigurohej që rikthimi i saj dhe kënga e parë që do të publikonte pas lindjes së vajzës të ishte ashtu siç ajo donte dhe të kishte impakt. E për këtë artistja e re zgjodhi të bashkëpunoj me kantautorin e mirënjohur të dhjetra hiteve Pirro Çako në një baladë që siç ka thënë më herët ‘ia ka marrë zemrës e që e ka ëndërruar që në vegjëli”.

Kënga tashmë ka përfunduar dhe dyshja e artistëve ka nisur xhirimet e klipit të cilat po realizohen jashtë vendit. E një baladë dashurie ku tjetër mund të xhirohej më mirë sesa në qytetin e dashurisë, Venezia. Bordo ka mësuar se regjia i është besuar regjisorit të “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj, që ka xhiruar edhe ceremoninë e martesës së këngëtares me bashkëshortin Bes Kallaku.


Xhensila Myrtezaj dhe regjisori Eduart Grishaj dje gjatë xhirimeve në Venezia

A do të kapërcejë Elvana Gjata veten dhe suksesin e “Mike”?!

Elvana Gjatës i duhet një HIT për t’u rikthyer! Pas periudhës së trazuar shpirtërore që kaloi 4 muajt e fundit, Elvana Gjata nuk mund t’ja toleroi vetes të rikthehet me një projekt ‘të radhës’. Artistja në një intervistë të pak ditëve më parë paralajmëroi se po punon për një projekt të ri dhe vetëm dje zbuloi se kënga e re do të dalë shumë shpejt. “Sa shumë të pasna dasht” është titulli i këngës dhe foton e parë shkëputur nga klipi Elvana e publikoi të hënën në Instagram. Ad do të mundet artistja të kapërcejë veten dhe suksesin e këngës së fundit “Mike” që vetëm 8 muaj pas publikimit numëron afro 60 milionë klikime në Youtube?!

Tuna Sejdiu: Ylli dhe 2 as-a nën mëngë!

Pas këngës feministe “Chonga” Tuna po kërkon të vazhdojë suksesin dhe të rikthehet te hitet e saj. Artistja e njohur pas përkushtimit me kohë të plotë ndaj djalit të vogël ka menduar që suksesin e radhës ta arrijë me 3 YJE!

As-at nën mëngë që 33-vjeçarja ka zgjedhur për bashkëpunimin e radhës janë as më pak e as më shumë se

1- Ylli Limani: artisti i ri që ka vjedhur zemrat e gjithë fansave dhe vajzave;

2- Darko Dimitrov: muzikanti dhe kompozitori më i suksesshëm i viteve të fundit që garanton hite me notat e tij;

3- Armend Rexhepagiqi: artisti dhe tekstshkruesi nga Kosova që godet me penën dhe fjalët e tij në këngë.

Na mbetet të presim nëse ky projekt i Tunës do të renditet në mesin e hiteve verore

Dafina Zeqiri nuk ndalet, gati kënga dhe klipi i ri

Pas hiteve të 2018-ës, Dafina Zeqiri nuk ka ndërmend të qëndrojë në heshtje e të pushoj. Artistja ka përfunduar xhirimet e këngës së re që mendohet se do të titullohet “A e man men” dhe momente nga klipi dhe look-u i saj i ka publikuar në Instagram. Vetëm pak muaj pas “Kurrgjo nuk kallxojna” dhe në mesin e koncerteve të përjavshme, Dafina ka gjetur kohë për projektin e ri që do të jetë një këngë dashurie.