E BRAKTISI TË VOGËL/ Dafina Zeqiri rrëfehet: Ja kush m’a zëvendësoi të atin – AlpeGossip
E BRAKTISI TË VOGËL/ Dafina Zeqiri rrëfehet: Ja kush m’a zëvendësoi të atin

E BRAKTISI TË VOGËL/ Dafina Zeqiri rrëfehet: Ja kush m’a zëvendësoi të atin

Ne shumë intervista ku është pyetur për familjen, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka bërë të ditur se babai i saj i ka braktisur që të vogla atë dhe dy motrat e saj Besa dhe Tringa. Për këtë arsye Dafina, Besa dhe Tringa nuk flasin më me të atin.

Dafina me motrat

Vetëm pas 21 vitesh, kur Dafina dhe Besa po arrinin suksese të mëdha, njëra në muzikë e tjetra në modelim, i ati i tyre është munduar të lidhet me to. Por motrat tashmë e kishin marrë vendimin për ta nxjerrë njëherë e mirë nga jeta e tyre.

Dafina me motrën dhe nënën

Pavarsisht kësaj ngjarje, për Dafinën fëmijëria nuk ka qenë aq e vetmuar. Gjyshi i saj i ka qëndruar pranë në çdo moment, duke e mbështetur dhe duke i dhënë kurajo. Në një foto të postuar në Instagram, Dafina ka treguar se gjyshi ka qenë një baba për të.

“Një foto e rrallë e gjyshit tim, ‘babait’ tim, shokut tim të ngushtë! Më mungon shumë”, ka shkruar këngëtarja.