NDIHENI TË VETMUAR PËR FESTAT? Këto janë disa nga filmat më të bukur që duhet të shihni – AlpeGossip
NDIHENI TË VETMUAR PËR FESTAT? Këto janë disa nga filmat më të bukur që duhet të shihni

NDIHENI TË VETMUAR PËR FESTAT? Këto janë disa nga filmat më të bukur që duhet të shihni

Kur jemi larg nga të dashurit, ndonjëherë shikimi i përvojave familjare në ekran është një gjë shumë e mirë. Për këtë vit, Krishtlindja do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe e ashpër për të gjithë ne. TV dhe filmat do të luajnë një rol të rëndësishëm tani më shumë se kurrë.

Nëse zgjedhim gjërat e duhura për të parë, ato mund të na rikthejnë të qeshurat, të na kujtojnë momente të ndryshme familjare, kur qëndrojmë pranë pemës festive dhe tryezës, që këtë herë do të ketë më pak pjata sipër saj.
Sipas psikologut Dr. Tara Quinn-Cirillo, filmat e Krishtlindjeve mund të bëjnë shumë mirë për shëndetin tonë mendor në këtë periudhë festive dhe të na ndihmojë të gjithëve mos ta ndjejmë mungesën e familjes.

Më poshtë gjeni një listë filmash të cilat ndikjonë pozitivisht tek shikuesit, sidomos në periudhë festash.

The Royle Family (1998-2012)

Një nga komeditë më të famshme britanike, ku bëhet fjalë për një familje me vlera thelbësore, por paksa jofunksionale.

National Lampoon’s Christmas Vacation (1989)

Komedi e viteve 80′, ku i gjthë filmi ka idenë e Krishtlindjeve ‘perfekte & të papërsosura’. Me shumë prej nesh që nuk po marrim periudhën festive që prisnim, ky film përcjellë vlerën e marrëdhënieve mbi atë materiale.

Home Alone (1990)

Asnjëherë nuk na duhet justifikim për t’u rikthyer në këtë film klasik Krishtlindjesh, që ka një ndikim akoma më të veçantë këtë vit. Shumë prej nesh do të ndihen si Kevin këtë Krishtlindje, pasi do të gjendemi larg të afërmve tanë. Ribashkimi midis Kevin dhe familjes së tij pas kohës së tyre të ndarë gjithashtu ofron mundësinë që edhe ne të përjetojmë një ribashkim.

Nativity! (2009)

Kjo histori për fëmijë, me disa nxënës që duan të krijojnë një mënyrë të re Krishtlindjes kundër asaj të vjetër, mund t’ju inkurajojë që të bëni më të mirën tuaj edhe në këto rrethana pandemie.

Jingle All The Way (1996)

Kjo komedi aksion, ku një baba përpiqet të kap një kukull për djalin e tij, por që hasë shumë të papritura që i ndryshojnë preceptimet. Kjo lidhet ngushtë me ndryshimin e preceptimeve të njerëzve për vitin 2020.

Snowman (1982)

Ky film i animuar magjik, frymëzues dhe në fund prekës, i ka tërhequr shikuesit për gati 40 vjet. Lirimi emocional për shikuesit mund të jetë po aq pozitiv sa e qeshura.

Elf (2003)

Një tjetër zgjedhje e mirë për të balancuar pritshmëritë dhe realitetin këtë Krishtlindje. Një Elf kërkon të lërë jetën e tij perfekte në Polin e Veriut dhe të gjejë babanë e tij të vërtetë. Në fund, babai është shumë ndryshe nga mënyra se si ai e imagjinonte.