“DOLI QË NUK ËSHTË AQ I MIRË”/ Sërish “përplasje” me Vivien, Saimiri: Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, por… – AlpeGossip
“DOLI QË NUK ËSHTË AQ I MIRË”/ Sërish “përplasje” me Vivien, Saimiri: Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, por…

“DOLI QË NUK ËSHTË AQ I MIRË”/ Sërish “përplasje” me Vivien, Saimiri: Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, por…

Këtë javë, rregullat e emisionit të famshëm të dashurisë, “Love Story” ndryshuan dhe ‘princi modern’, Saimiri, u desh të eleminonte vetëm një vajzë. E eleminuara e tij këtë javë ishte Vivien Thano, vajza me të cilën ai pati edhe një debat gjatë transmetimit të emisionit.

Vivien u shpreh kundër Saimirit, për shkak se ai u puth edhe me Suelën, pasi i rrëmbeu një puthje Silvanës. Ajo tha se në momentin që puth një vajzë Saimiri duhet të mbajë një përgjegjësi, sepse nuk është e moralshme që t’i puthë të gjitha me radhë. Ndërkohë “princi modern” tha se puthjen e konsdieron si një etapë të dashurisë, madje si stacionin e parë drejt dashurisë.

Pavarësisht se Vivien ishte e para që i rrëmbeu një puthje, Saimiri vendosi që të largonte Vivien nga “Love Story”. Në fakt askush nuk e priste që ajo të eliminohej kaq shpejt nga gara, ndërkohë që vetë Vivien u shpreh se e ndiente një gjë të tillë.

Ajo tha se në fakt e kishte dhe vetë dëshirën për t’u larguar, sepse nuk i pëlqejnë disa nga veprimet e “princit modern”. Vivien i uroi suksese Saimirit në këtë rrugëtim, duke i thënë” Unë nuk jam për ty, ti nuk je për mua”.

Sakaq, një deklaratë të papritur ka bërë Saimir në “Daily love story”, ku ka treguar se e ka larguar Vivienin pasi ajo nuk ishte vetëvetja dhe jo për shkak të debatit.

Madje, ai u shpreh edhe se e ka kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e ka thirrur më në takim, duke thënë: “Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria…”

Kam dashur që ajo të tregojë veten e vet siç është sepse i kam inat njerëzit që shfaqen ndryshe nga janë. Ajo na shfaqet këtu si Shën Maria, ndërkohë që…

Arsyet nuk mund t’i tregoj këtu për unë pëlqej njerëzit që sido që të jenë, të jenë vetvetja. Mos bëjnë sikur dikush që nuk janë. Kjo ishte dhe arsyeja, unë e kam kuptuar gati që në fillim të programit dhe ndaj nuk e kam thirrur më në takim.

Doja që ajo të shfaqte vetveten, por e kisha vendosur që do ta hiqja atë natë. Vivienin sido që të jetë e respektoj sepse i respektoj të gjitha vajzat që janë këtu, por kam kuptuar që nuk është e duhura për mua. Nuk ishte aspak nga debati që patëm. Sigurisht që edhe ajo është një vajzë e zgjuar që e kishte kuptuar këtë gjë ose po e ndjente dhe prandaj ishte pak e revoltuar dhe u mundua që të më kritikonte. Por është e drejta e saj dhe i uroj shumë fat.”

Pas eleminimit, Vivien ka nisur të mbështesë në rrjete sociale të gjitha komentet ku ndjekësit dalin “kundër” Saimirit, madje Vivien ka bërë edhe komentin e saj.

“U gris maska e Saimirit, doli që Saimiri nuk është aq i mirë”- është njëri prej komenteve që ka marrë përgjigjen e ish-konkurrentes.

“”Doli Saikeqi”- është replika e Vivien duke iu referuar”princit modern”.