Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi ka treguar shumë për jetën e saj private në një intervistë për “Revista Class”. Këngëtarja tregoi për herë të parë se me Romeon është njohur në televizion, teksa foli edhe për djalin, Danin.
E pyetur nëse Dani i kërkon një motër ose vëlla, Jonida Maliqi la të kuptohet se aktualisht nuk ka plane për një fëmijë të dytë.
Dhe vetë vogëlushi është i lumtur pa motër e vëlla sepse e gjithë vëmendja është tek ai.
“Jo, nuk ka pse, është qendra e vëmendjes sime, mesa duket ndihet i lumtur kështu”, u shpreh Jonida.