Për Çaj në BE Caffee, tek e E Diela Shqiptare, këtë të diel e ftuar në studio ishte gazetarja sportive Ilda Bejleri.
Ajo u përball me disa pyetje të aktorit Erion Isai, ndër to edhe nëse Dritan Shakohoxha i bërtet ndonjëherë.
Erion Isai: Mendon se je më e veçanta nga të gjitha?
Ilda Bejleri: Po ku di unë tani, njerëzit duhet ta thonë.
Erion Isai: Ti çfarë mendon se ke më të veçantë se vajzat e tjera që bëjnë emisionet sportive sot?
Ilda Bejleri: Nuk është se ka ndonjë të veçantë me gazetaret e tjera. Mendoj se një person interesant, është i tillë edhe në tavolinë, kur bën muhabet, apo kur është me shoqërinë e shoqërisë, edhe pa praninë e kamerave. Mendoj që gjëja që më dallon nga të tjerët, mendoj spontaniteti që kam, edhe origjinaliteti. Pavarësisht se kjo është si një thikë me dy presa. Që do të thotë ose të duan, ose krijon antipati.
Erion Isai: Të ka bërtitur ndonjëherë Shako?
Ilda Bejleri: Dëgjo, njerëzit që e duan punën gjithmonë bërtasin, edhe unë vetë e kap ndonjëherë veten që i bërtas dikujt, sepse për të marrë maksimumin, njeriu duhet të impenjohet shumë. Shako nuk është se bërtet aq shumë për të thënë të vërtetën, por ne edhe kur diskutojmë jemi gjithmonë kështu me tone të larta. Jemi njerëz të tillë me energji.