A MUND TË PRES PJESËN E MYKUR DHE TË HA USHQIMIN? Ja e vërteta – AlpeGossip
A MUND TË PRES PJESËN E MYKUR DHE TË HA USHQIMIN? Ja e vërteta

A MUND TË PRES PJESËN E MYKUR DHE TË HA USHQIMIN? Ja e vërteta

Në jetë, pak gjëra dhembin aq shumë sa momenti kur je duke kafshuar frutin tënd të preferuar dhe për pak nxjerr zorrët sepse zbulon që krejt papritur është mykur. Është si një thikë pas shpine!

Por çfarë duhet bërë? Ta pështysh menjëherë? Ta kapërdish e të bësh sikur s’ka ndodhur asgjë? Apo të telefonosh menjëherë mjekun?

Mesa duket, nuk ka nevojë për panik sepse me shumë gjasa do të mbijetoni. Kështu shprehet mjeku amerikan Rudolph Bedford i cili bën të ditur se në të shumtën e rasteve, konsumimi i një sasie të vogël ushqimi të mykur nuk është ndonjë problem i madh.

“Nuk keni për të vdekur dhe mund ta kapërdini si çdo ushqim tjetër, për sa kohë organizmi juaj është i shëndetshëm.”-shprehet Bedford duke shtuar më tej se në rastet që shkaktohet ndjesia e të përzierit, shkak është shija e keqe dhe jo ndonjë toksinë e rrezikshme. Sipas tij, janë shumë të rralla rastet kur një sasi e vogël myku mund të shkaktojë probleme reale shëndetësore dhe në të tilla raste, kur ndjesia e të përzierit vijon për një kohë të gjatë dhe shoqërohet me të vjella, është momenti për të shkuar në spital.

Por a është e sigurt që në rastin e mykjes së ushqimeve të presim me thikë pjesën e mykur dhe të konsumojmë pjesën tjetër? Sipas mjekut, varet nga ushqimi. Myku ka rrënjë të thella dhe ndonëse ne shohim vetëm pjesën e zbutur dhe me push në sipërfaqe, toksinat ndodhen dhe në brendësi ndaj për të qenë tërësisht të sigurt, është më mirë që ai ushqim të hidhet.

Disa djathra, sallamra, frut dhe perime të gjitha me përbërje të fortë, mund të konsumohen nëse u hiqet pjesa e mykur pasi prej fortësisë, toksinat nuk arrijnë të penetrojnë shumë thellë. Gjatë prerjes bëni kujdes që nga pjesa e mykur, të hiqni dhe rreth 2.5 cm të pjesës përreth dhe sigurohuni që thika të mos prekë pjesën e dukshme të mykut, përndryshe do ta shpërndani më shumë.

Ushqime që mund të konsumohen nëse u hiqet pjesa e mykur:

-Djathrat e fortë

-Sallamrat e fortë

-Frutat e forta

-Perimet e forta

Ushqime që duhen hedhur menjëherë nëse dalloni myk:

-Djathrat e butë (që nuk duhet të kenë myk në përbërje, ndryshe nga gorgonzola, brie etj.)

-Frutat e buta

-Produktet e brumit

-Bishtajoret

-Arrat dhe frutat e thata

-Kosi

-Reçelrat

-Mishi