”MË VLON GJAKU”/ Kush është biznesmenia që i ka marrë zemrën Arbër Çepanit – AlpeGossip
”MË VLON GJAKU”/ Kush është biznesmenia që i ka marrë zemrën Arbër Çepanit

”MË VLON GJAKU”/ Kush është biznesmenia që i ka marrë zemrën Arbër Çepanit

Ish-banori i ‘Big Brother’ dhe moderatori Arbër Çepani, ishte së fundmi i ftuar në emisionin ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, në RTV Ora. Ai ka folur rreth jetës private, ku ka treguar se e ka gjetur dashurinë e vërtetë dhe është në një lidhje.

“Të flasim pak për dashurinë, çfarë po ndodh me jetën tënde Arbër, po them nga ajo e vërteta nga ajo që të vlon gjaku?”, e ka pyetur Rudina. Moderatori është shprehur se e ka gjetur këtë lloj dashurie dhe i vlon gjakun. Arbri ka treguar se vajza që i ka marrë zemrën nuk është personazh publik, ajo është sipërmarrëse dhe kuptohen shumë mirë me njëri-tjetrin.

I pyetur nga Rudina se përse nuk e bën publike, Arbri është shprehur: “Personi në fjalë nuk është person publik mbi të gjitha dhe nuk kam dashur që ta ngatërroj. Ajo është në botën e biznesit, është sipërrmarrëse, doja dikë në botën e biznesit sepse në fund të ditës dhe kuptojmë shumë më njeri-tjetrin.”