”TATUAZH NË ZEMËR”/ Stresi bën për Keisin gjestin e një të dashuruari kokë e këmbë – AlpeGossip
”TATUAZH NË ZEMËR”/ Stresi bën për Keisin gjestin e një të dashuruari kokë e këmbë

”TATUAZH NË ZEMËR”/ Stresi bën për Keisin gjestin e një të dashuruari kokë e këmbë

Stresi dhe Keisi janë për momentin dy ndër emrat më të komentuar të Showbizit shqiptar. Ndarja e tyre bëri një bujë të madhe në rrjet por reperi është shprehur se janë thjesht në një pauzë dhe që ekziston mundësia të kthehen sërish bashkë.

Stresi është ende i dashuruar me bukuroshen brune dhe këtë e ka vërtetuar më së miri këtë mbrëmje! Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Shiko kush luan’ dhe gjatë lojës së ‘Paintballit’ ka bërë disa deklarata të bujshme, një prej të cilave lidhet me Keisin.

I pyetur “Cilin prej këtyre personazheve e ke tatuazh në zemër përjetësisht?”, ndërkohë që para syve kishte foto të VIP-a të ndryshëm shqiptar, ai zgjodhi foton e Keisit. Me anë të këtij veprimi, Stresi ka treguar se ai do e ruajë gjithmonë në zemër Keisin dhe se nuk do të heqë dorë lehtë nga ajo.