Reperi i njohur Stresi ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin shumë të ndjekur nga publiku, ‘Shiko kush luan’. Gjatë lojës ‘Paintball’ ai zbuloi disa të vërteta për kolegët e tij.
Të gjithë janë në dijeni të thumbimeve që shpesh Noizy dhe Stresi i kanë bërë njëri-tjetrit, e megjithatë së fundmi po përflitej se zënkat mes tyre janë sheshuar. Gjithësesi këtë mbrëmjë në ‘Shiko kush luan’, Stresi e ka thënë qartë mendimin e tij për Noizyn. Ai zgjodhi foton e tij kur u pyet se cili ndër artistët shqiptarë është ‘shumë zhurmë për asgjë’.
Përpos Noizyt, Stresi ka zbuluar dhe mendimin e tij për Encën. Reperi është shprehur se Enca nuk bën pjesë në preferencat e tij por nuk ia kursen pëlqimet në Instagram.