Arilena Ara: Kur dal në përditshmëri maskohem, ja vlen çdo sakrificë – AlpeGossip
Arilena Ara: Kur dal në përditshmëri maskohem, ja vlen çdo sakrificë

Arilena Ara: Kur dal në përditshmëri maskohem, ja vlen çdo sakrificë

Është cilësuar si fenomeni i muzikës shqiptare dhe me të drejtë sepse tek ajo janë të ndërthurura fare mirë talenti dhe pamja e jashtme.

Mjaftoi vetëm një këngë që Arilena Ara të njihej në mbarë botën dhe “Nëntori” të kthehej në hitin që do t’i rrëmbente zemrat të gjithëve e që do t’i bënte të këndonin shqip.

Me shpejtësinë e një “aeroplani” Arilena Ara duket se po ngjit shkallët e karrierës pasi viti që lamë pas ishte një sukses në karrierën e saj, duke qenë pjesë e “The Voice of Romania”, si e ftuar speciale apo edhe në 16 vjetorin e “Heaven Music” në Athinë.

Padiskutim që një tjetër arritje e saj është edhe pjesëmarrja në koncertin “Europa Plus Live” në Moskë, ku interpretoi krah artisteve ndërkombëtare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Por në “Lart e Poshtë” Arilena Ara ka dhënë një intervistë ekskluzive, pasi përmbylli koncertin në sheshin “Dëshmorët e Kombit” me rastin e Ditës së Verës.

Pas Amerikës vjen direkt në Shqipëri, në një koncert në shesh. Si u ndjeve?

Nga Amerika direkt në shtëpinë time, ndjesi e jashtëzakonshme të performosh përpara publikut në Tiranë. Kështu që ç’mund të të them e lumtur tej mase.

A i përzgjedh tashmë vendet ku performon dhe ka më shumë përgjegjësi kur të duhet të përmbyllësh një koncert?

Jam shumë përgjegjëse sepse është një “barrë” e rëndë, por më shumë se unë selektiv është ekipi im, që kujdeset për gjithçka që unë të jem në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Isha e fundit dhe doja të isha e përqëndruar, e sidomos kur je në shtëpinë tënde ke një përgjegjësi më të madhe. Unë kam dal shumë pak në skenat shqiptare dhe ishte hera ime e parë në Tiranë pas shumë kohësh, kështu që e mblodha veten, u koncentrova, meditova dhe dhashë shpirtin tim në skenë.

Si ka nisur 2018-ta për ty?

Ka nisur shumë mirë me udhëtime pune nga Parisi në Amerikë, pastaj u ktheva përsëri në Europë për të performuar dhe do të iki përsëri në udhëtime pune sepse do të filloj turin veror, koncertet e të cilit janë të mbyllura deri në tetor. Është kohë dhe periudhë e zënë por e lumtur për mua, më pëlqen shumë kur jam në aeroporte pa gjumë.

 

Çfarë ishte ai tur në Amerikë, zbulo diçka më shumë?

Në Amerikë festuam futjen e këngës “Nëntori” në playlista, ishte ndjesi e mirë të shihje që njerëzit dëgjonin shqip dhe ne komunikonim në anglisht. Kam shkuar gjithashtu për të punuar, për të çuar muzikë të re, do ketë surpriza . Nuk dua të flas shumë sepse nuk dua të bëj premtime që mund të mos mbahen.

Do të kemi ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtare/këngëtar internacional?

Unë them që po … Kjo mbetet për tu parë .(qesh)

Vitin 2017- të e mbylle me pjesëmarrjen në “Voice of Romania” ke marrë ftesa të tjera të këtij lloji për 2018-tën?

Po është e vërtetë viti 2017-të u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. Për vitin 2018-të?! Është periudha më e zënë sepse sa vjen dhe bëhet më e ngarkuar, ka ftesa të tilla, do të performojë në skena të mëdha. S’dua të flas më tepër. Më fal!

 

Ndonjë bashkëpunim tjetër me Flori Mumajesin do të kemi, pasi u vu re që kishte shumë kimi mes jush?

Unë dhe Flori kemi energji shumë të mirë, flet energjia për ne. Nëse do të krijojmë muzikë të re bashkë, do të ndodh sepse do të ndodhë pa plane, pa paralajmëruar asgjë thjesht do të ndodhë.

Taylor Swift në këngën e saj të fundit” Delicate”, thotë që e ka marrë malli për gjërat e thjeshta në jetë, si dalja me miqtë apo shkuarja edhe në ndonjë diskotekë. A të mungojnë ty këto?

Unë jam aq e çmendur dhe aq e rezervuar sa edhe kur jam jashtë Shqipërie që jo domosdoshmërisht duhet të ruaj veten, të vishem e të maskohem e bëj. Nuk mund të them që më ka marrë malli, sepse ka momente që festat private i kaloj me miqtë dhe njerëzit që dua, kështu që jeta që bëj është e bukur sepse është e mbushur me muzikë dhe ja vlen çdo sakrificë.

Do të na thuash ndonjë të re për jetën tënde private?

Do ikim për darkë në shtëpinë time këtë herë dhe aty do flasim për jetën time private . (Qesh)/revistawho.com