Dancing with the musicals! Cila do të jetë surpriza e kësaj mbrëmje në “Dancing With the stars”? – AlpeGossip
Dancing with the musicals! Cila do të jetë surpriza e kësaj mbrëmje në “Dancing With the stars”?

Dancing with the musicals! Cila do të jetë surpriza e kësaj mbrëmje në “Dancing With the stars”?

Dancing With The Musicals

Bëhet fjale për te njejtin spektakël që po shfaqet që prej 10 javësh në ekranin e Vizion Plus por që këtë herë vetë, në javën e 11-të, producentja Holta Dulaku ka preferuar ta titulloj ndryshe në një postim të sajin në instagram. Sepse nata sot në Dancing With The Stars i kushtohet e gjitha veprave të njohura musical. Kanë mbetur 6 konkurentë në sfidë. Ka mbetur vetëm një javë nga finalja e madhe.

Ndaj spektakli i sotem do të jetë më shumë se një gjysmëfinale, do të jetë më shumë se një spektakel e më shumë se një garë. E gjithë nata do te jete musical pra konkurrentët do të kërcejnë sot pjese nga shfaqjet me te njohura musical ne bote. Asnjë formati e spektakli më shumë se Dancing With the stars nuk do t’ i shkonte një natë e tillë musical. Pse do thoni ju? Jo vetëm sepse është garë e spektakël kërcimi por dhe sepse producentja e tij Holta Kolaneci është pikërisht ajo që ka sjellë të parat e më të mëdhatë shfaqje muaical ne Shqipëri.

Një kthim i shpejtë në të shkuarën na sjell në kujtesë produksionet fantastike te kompanise “Theatre international” drejtuar prej saj, si kryeveprat botëtore “Notre Dame de Paris”, “10 Komandamentet”, Chicago” apo dhe “Rome dhe Zhuljeta” që janë përpirë nga publiku Tiranës. Këto musical e shumë të tjerë po kaq të njohur do të rivihen sot je skenën e Dancing With the stars.

Jo vetëm me kërcimet e garës por dhe me numra speciale te trupës së baletit dhe te ftuarve speciale Venera Lumani dhe Lind Islami. S’ka pikë dyshimi që kjo natë do të jetë thjesht një magji. Është nata gjysmëfinale në fund të së cilës do të mësojmë dhe kush do të jenë finalistet e ketij edicioni qe do te sfidojnë njeri tjetrin për çmimin e madh. Le ta shohim e ta shijojmë sonte këtë natë që do te jetë me shume se nje shoë. Do te jete nje super nate musical.