Thjesht mos! 2 gabime që të gjitha i bëjmë kur lyhemi – AlpeGossip
Thjesht mos! 2 gabime që të gjitha i bëjmë kur lyhemi

Thjesht mos! 2 gabime që të gjitha i bëjmë kur lyhemi

“Do të me pëlqente të shihja njerëz që bëjnë një super skalim të ballit, të zbutur, natyral. Por ka raste kur njerëzit duken si të zemëruar keqazi kur lyhen më shumë seç duhet, e konturojnë fytyrën jashtëzakonisht keq”, shprehet artistja e makeup-it Romy Soleimani.

 

Make Up Artist – Romy Soleimani
Pra, ne përpiqemi të dukemi estetikisht mirë, i kushtojmë rëndësinë e duhur makeup-it, blejmë edhe produkte herë të lira dhe herë jo dhe në fund e prishim gjithçka sepse lyhemi keq. Sipas grimierëve më të njohur sot, 2 janë gabimet më të zakonshme që bëjnë njerëzit, të cilat duhet t’i shmangin me patjetër.

Gabimi i parë është drita. Ne përgjithësisht s’i kushtojmë rëndësinë e duhur e mjaftohemi ndonjëherë edhe me llampën e zbehtë të tualetit. JO! Duke vepruar kështu, përfundojmë me vetulla tmerrësisht të errëta, fondatinë të papërhapur mirë, konturim më të theksuar seç duhet…një tmerr me pak fjalë. Prandaj, investoni në blerjen e një pasqyre me dritë

ose sigurohuni që dhoma të ketë ndriçim mjaftueshëm.

Tjetër gjë që s’bëjmë është testimi ndaj produkteve të reja që kemi blerë. Ne i përdorim ato si t’i kemi provuar prej kohësh dhe voila, mbaroi ky muhabet e direkte dalim nga shtëpia. Mirëpo me produktet e reja duhet patur më shumë kujdes. Ti s’e di kurrë se në ç’mënyrë lëkura e thith fondatinën për shembull.

Një pjesë e kremrave pudër kanë tendëncën që pas pak minutash, të japin një nuancë më të errët të ngjyrës. Në këtë mënyrë, ekspertët sugjerojnë që produktet e reja t’i provoni më parë në shtëpi kur nuk keni plan të dilni, sepse vetëm kështu e dini shumë mirë si do të reagojnë me lëkurën tuaj. Të njëjtën gjë bëni për çdo produkt tjetër: rimelin, tonet e syve, korrektorin, penelin etj.