VËMENDJE VAJZA! Gjëja më e mirë që mund të bëni tani që s’shkoni dot tek estetistja – AlpeGossip
VËMENDJE VAJZA! Gjëja më e mirë që mund të bëni tani që s’shkoni dot tek estetistja

VËMENDJE VAJZA! Gjëja më e mirë që mund të bëni tani që s’shkoni dot tek estetistja

Depilimi! U bënë disa javë që tingëllon si fjalë e largët. Rutina e të gjithëve ka ndryshuar, kështu që çfarëdolloj teknike të ishit duke përdorur për heqjen e qimeve, është pezulluar. Sallonet dhe estetikat janë mbyllur dhe ndoshta pas keq shumë vitesh heqje me dyll, do t’ju duhet të mendoni një zgjedhje tjetër, në kushte shtëpie.

Rikthimi tek brisku ngjan i dhimbshëm për një pjesë të mirë, por çfarë sugjerojnë estetistet?!

Sipas tyre, kjo është periudha ideale për të mos bërë asgjë, pra lërini qimet të rriten sipas procesit të tyre natyral. Mos i ngacmoni. Kur e gjithë kjo të mbarojë, depilimi me dyll do t’ju rezultojë i suksesshëm si asnjëherë më parë.

Duke qenë se e gjithë dita kalon në shtëpi dhe jeta sociale ka ndaluar, askujt s’do t’i bien në sy vetullat e pahequra apo këmbët pa depiluar. Madje, estetistet sugjerojnë që nëse doni një formë të re vetullash të mos i ngacmoni në asnjë moment.

Nëse i lini sot qimet të rriten në gjatësinë e duhur, takimi i radhës do të jetë efektiv. Zero qime në horizont dhe lëkurë e butë. Çfarë duhet të mos lini pas dore është scrub-i dhe kujdesi rutinë për lëkurën, për të shmangur qimet që rriten nën lëkurë.