PËRLOTET PËR VËLLANË E NDJERË/ Maja: Këngën e tij nuk e këndoj dhe s’e dëgjoj kurrë… – AlpeGossip
PËRLOTET PËR VËLLANË E NDJERË/ Maja: Këngën e tij nuk e këndoj dhe s’e dëgjoj kurrë…

PËRLOTET PËR VËLLANË E NDJERË/ Maja: Këngën e tij nuk e këndoj dhe s’e dëgjoj kurrë…

Këngëtarja e njohur Maja në një intervistë ditën e sotme ka treguar edhe historitë që fshihen pas tyre. Ndër të tjera, Maja foli edhe për humbjen e vëllait të saj, për të cilin ka bërë dhe një këngë.

Ajo tha se këngën e bëri vetëm 6 muaj pas vdekjes së tij, por tani nuk e shikon dhe nuk e dëgjon më kurrë. Gjatë rrëfimit, Maja përlotet dhe e ka të vështirë ta përmbajë veten ndërsa kujton vitet më të lumtura me vëllanë dhe të dashurit që nuk i jetojnë më.

 

 

 

“Ti nuk u ke kënduar këngë vetëm motrave, i ke kënduar këngë edhe vëllait tënd apo jo, kur u nda nga jeta?” – ishte pyetja e Rudinës, pas së cilës Maja e pati të vështirë të mbajë emocionet.
Nuk e këndoj asnjëherë, madje dhe as nuk e dëgjoj. Por unë doja të ishte sot, sepse është pjesë e jetës sime, nga të gjitha motrat kam marrë pjesë kur kanë shkruar për të dhe nga vetja ime. Kush e ka provuar e di se çfarë do të thotë, unë i kushtova një këngë shumë shpejt pas ikjes së tij, kur ai kishte vetëm 6 muaj që kishte ndërruar jetë.

Unë, në atë kohë isha dhe shtatzënë dhe nuk e mundoja veten time me gjëra, por më dukej sikur duhet të bëja një këngë patjetër, sikur ai lart po më dëgjonte, sepse ai për vete ishte një këngëtar i shkëlqyer dhe unë kisha shumë plane me të, do bënim edhe disa duete, por nuk ndodhi, ishte si befasi.

 

 

Doja ta bëja këtë këngë, sepse më dukej sikur ai e dëgjonte atje dhe do kënaqej shumë. Me shumë stërmundime kam kënduar, me shumë stërmundime kam bërë klipin.

 

 

Ai ka humbur jetën kur ishte 55 vjeç dhe unë kam jetuar vitet më të lumtura dhe më të bukura kur ai ishte gjallë.