“Ke imituar Kimin”, Bleona e lë pa fjalë fansin pas përgjigjes epike: Kur kam qenë unë… (FOTO) – AlpeGossip
“Ke imituar Kimin”, Bleona e lë pa fjalë fansin pas përgjigjes epike: Kur kam qenë unë… (FOTO)

“Ke imituar Kimin”, Bleona e lë pa fjalë fansin pas përgjigjes epike: Kur kam qenë unë… (FOTO)

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Bleona Qereti ndau lajmin e mirë me fansat se kënga më e re e quajtur ‘I don’t need your love’ është gati dhe shumë shpejt do të bëhet publike. Për ta dhënë këtë lajm, ajo publikoi një foto ku shfaqej e veshur me një rrjet me xixa, poshtë së cilës nuk kishte veshur asgjë.

Kjo pamje e këngëtares ka revoltuar disa nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë nguruar ta kritikojnë këngëtaren, madje disa prej tyre e kanë akuzuar se po imiton Kim Kardashian, e cila njihet për fotot provokuese ku shfaqet e zhveshur.

Njëri nga ndjekësit e Bleonës i ka shkruar:” Ke imituar Kimin”, mirëpo Bleona ja ka mbyllur gojën duke i dhënë një përgjigje epike.

 

“Unë kam qenë Kimi para Kim-it ti yll. Me që di shqip, besoj kupton çfarë po them”, ja ka kthyer Bleona duke e lënë pa fjalë djalin në fjalë, i cili nuk ka tentuar më t’i kthej përgjigje.