KONFIRMUAN LIDHJEN/ Marsela dhe Vitmari udhëtojnë për të takuar idhullin e tyre: Çfarë emocioni! – AlpeGossip
KONFIRMUAN LIDHJEN/ Marsela dhe Vitmari udhëtojnë për të takuar idhullin e tyre: Çfarë emocioni!

KONFIRMUAN LIDHJEN/ Marsela dhe Vitmari udhëtojnë për të takuar idhullin e tyre: Çfarë emocioni!

Pak ditë pasi Marsela Çibukaj konfirmoi lidhjen me Vitmar Bashën, këngëtarët kanë ndërmarrë një udhëtim në Hollandë për të takuar një nga artistët e tyre të preferuar.

Bëhet fjalë për Tommy Emmanuel, kitaristi i njohur australian i cili para se të takonte Marselën dhe Vitmarin nuk kishte takuar shqiptarë të tjerë.

“Udhëtuam gjatë e gjerë për të takuar, Ladies and Gentlemen maestro TOMMY EMMANUEL @tommyemmanuelcgp .

“Na kërkoi si mund të thoshte në Shqip “Thank You” sepse donte të na falenderonte meqë ishim të parët shqiptarë që ai takonte. Çfarë koncerti, çfarë emocioni, çfarë perfeksioni, çfarë inspirimi ❤❤❤❤ Faleminderit Maestro. Takimin me ty…një bekim për karrierën tonë.  Me @vitmarbasha”, shkruan Marsela.

Marsela Çibukaj ka pranuar se është e dashuruar me këngëtarin Vitmar Basha.

“Ka gjëra që nuk mund të shpjegohen me fjalë, veçanërisht dashuria”, shkruante këngëtarja disa ditë më parë.

Në fillim të shkurtit, këngëtari i njohur Vitmar Basha rrëfeu për herë të parë se është në një lidhje me Marsela Çibukajn.

Në një intervistë për emisionin “Lart e poshtë” ndër të tjera ai pranoi se motivi i tij për albumin e ri është pikërisht ajo.

Vitmari theksoi se Çibukaj ka qenë shtysa kryesore e gjithçkaje dhe e ka quajtur këngëtaren muzë të tij.