Pas këtyre fotove të rralla të Victoria Beckham, kush e beson se është 44 vjeçe?! – AlpeGossip
Pas këtyre fotove të rralla të Victoria Beckham, kush e beson se është 44 vjeçe?!

Pas këtyre fotove të rralla të Victoria Beckham, kush e beson se është 44 vjeçe?!

Ajo njihet për një fizik elegant! Dhe Victoria Beckham tregoi se vazhdon të stërvitet për të mbajtur linjat që dëshiron.

Dizajnuesja e njohur publikoi disa foto të rralla, ku tregoi fizikun e saj dhe duket në super formë, ndërkohë që gjithmonë pozon për të treguar veshjen.

44-vjeçarja pozon para pasqyrës me veshjen e duhur për stërvitje, ndërsa duket se kishte zgjedhur një pamje natyrale pa makijazh.

Me angazhimet e mëdha, Victoria ka treguar gjatë një interviste se ka një dietë të shëndetshme dhe bën stërvitje sistematikisht, që e bëjnë atë më të lumtur dhe të fuqishme.

Aq strikt është stërvitja e saj sa ajo zgjohet gjithmonë rreth orës 5.30 dhe nis të ushtrohet fillimisht me pistën e vrapit.