“NDIHEM E PASIGURTË”/ Selena Gomez jep intervistën e parë pas problemeve me shëndetin (FOTO) – AlpeGossip
“NDIHEM E PASIGURTË”/ Selena Gomez jep intervistën e parë pas problemeve me shëndetin (FOTO)

“NDIHEM E PASIGURTË”/ Selena Gomez jep intervistën e parë pas problemeve me shëndetin (FOTO)

Lajmi se Selena Gomez ishte rikthyer në rrjetet sociale, gëzoi të gjithë fansat e saj besnikë! Së fundmi, këngëtarja e hitit “Heart ëants ëhat it ëants” ka dhënë një intervistë për revistën “Elle” në lidhje me shëndetin e saj, koleksionin e fundit sportiv si dhe pasiguritë që ajo ndjen. Siç dihet, Selena Gomez qëndroi për disa javë në spital si pasojë e krizës mendore që pësoi.

“Unë dua të fuqizoj femrat. Unë dua të përdor të bëj mirë dhe të realizoj sa më shumë muzikë dhe filma. Nuk do të ishte e mundur nëse nuk do të më kishin mbështetur, në fakt e di se ngjan si klishé, por është e vërtetë. Kam menduar gjithmonë se kam dashur të jem një shembull i mirë për të gjithë. Do të them: Unë po provoj më të mirën time dhe për këtë arsye edhe ti mundesh. Vetëm provo më të mirën tënde, edhe përse është e vështirë. Mos harroni, nuk jeni vetëm.” – rrëfen Selena për “Elle”.

Pas problemeve me shëndetin mendor, Selena i është përkushtuar vetëm punës dhe miqve të saj më të mirë.

“Unë dua të nxjerr jashtë më të mirën tek vajzat me koleksionin e ri. Unë ndjej pasiguri të gjithë kohës, ndihem e çuditshme. Të gjithë miqtë e mi janë pjesë e këtij projekti dhe kanë përmasa të ndryshme trupore. Është bukur t’i shoh të veshin gjërat që ndihen rehat. Unë nuk e di ku do të isha pa miqtë e mi. Më kanë shpëtuar jetën disa herë.