MË SHUMË SE SA MIQËSI? Flori Mumajesi thuajse puthet me këngëtaren shqiptare teksa këndojnë së bashku (VIDEO) – AlpeGossip
MË SHUMË SE SA MIQËSI? Flori Mumajesi thuajse puthet me këngëtaren shqiptare teksa këndojnë së bashku (VIDEO)

MË SHUMË SE SA MIQËSI? Flori Mumajesi thuajse puthet me këngëtaren shqiptare teksa këndojnë së bashku (VIDEO)

Flori Mumajesi kishte një surprizë shumë të ëmbël për të gjithë fansat e tij, teksa krejt papritur pa asnjë paralajmërim publikoi këngën më të re “Ja ke bo vetes”. Flori, në bashkëpunim me Brunon, i këndojnë plot dhimbje një dashurie të shkuar.

Por surpriza nuk mbetet me kaq! Në një video të publikuar në “Instagram”, Flori së bashku me Fifin interpretojnë aq pranë njëri-tjetrit këngën, sa gati sa nuk puthen. Në videon e rregjistruar në studion e kantautorit, Fifi këndon këngën më të re të Florit, ndërsa ky i fundit vendos duart në qafën e saj duke e tërhequr pas vetes.

Kjo video na bëri shumë konfuzë dhe nuk e dimë me siguri, nëse bëhet fjalë thjesht për një interpretim të ndjerë apo mes tyre ka pak më shumë sesa miqësi?!