“LEGENE DO TË TA FUS NJË SHPULLË SURRATIT”/ Bleona Qereti kapet keq me gazetaren shqiptare (FOTO) – AlpeGossip
“LEGENE DO TË TA FUS NJË SHPULLË SURRATIT”/ Bleona Qereti kapet keq me gazetaren shqiptare (FOTO)

“LEGENE DO TË TA FUS NJË SHPULLË SURRATIT”/ Bleona Qereti kapet keq me gazetaren shqiptare (FOTO)

Bleona dhe stili i saj ekstravagant shpesh herë kanë bërë që ajo të komentohet dhe të jetë në qendër të mediave rozë apo edhe rrjeteve sociale.

Ajo është një prej këngëtareve shqiptare me më shumë vite në skenë dhe prej vitesh tashmë ka vijuar karrierën e saj në Amerikë. E siç duket po ia del mjaft mirë, pasi me hitin e saj “I Don’t Need Your Love”, Bleona është pozicionuar në Top 50 këngët e “Billboard Dance”, konkretisht në të 39-in duke lënë pas edhe Drake dhe Bad Bunny me “Mia” që renditen të 48-ët.

Por si duket ditën e sotme ajo me sa duket ka ngelur e pakënaqur në lidhje me një artikull të njërës prej mediave kosovare në lidhje me dëshirën e saj për famë ndërkombëtare.

Bleona madje është kapur edhe me një prej gazetarëve të kësaj medie, teksa e ka kërcënuar se do e godasë me shpullë.

Bleona shkruan në Instagram:

O ti (emri i medias) dhe per festa do zihemi ne??? Eshte e vertete kam thene neper Intervista qe jam e interesuar ne famen nderkombetare… Po kjo mbasi FAMEN KOMBETARE E KAM ME OKE!!! Po ti e ke inatin personal se nuk te takoj sa here vij ne prishtine dhe cahet telefoni nga ti!!!@(emri i administratorit). Tani po ma nxjerr me grep: Nuk gjej kohe te te takoj sepse NUK ME PELQEN AS PREZENCA DHE AS ENERGJIA JOTE IDIOTE!!!! You are a f******g groupie that loves to come around famous people just to post a stupid picture on your insta feed!!! My time when I come to PRISHTINA Is so limited, and of course I want to spend it with my REAL FRIENDS – why is this SO HARD for you to understand??? MOS GABO to hedhesh balte mbi patriotizmin tim me keto “analizat” e tua #CINIKE se heres tjerer kur te vij ne #PRISHTINE do te ta bej endrren realitet: Do te gjej kohe te te takoj 5 min sa per te ta fut 1 shpull surratit #LEGEN