PREKËSE/ Ja çfarë dhurate la ”Salome” për 15-vjetorin e vajzës së saj (FOTO) – AlpeGossip
PREKËSE/ Ja çfarë dhurate la ”Salome” për 15-vjetorin e vajzës së saj (FOTO)

PREKËSE/ Ja çfarë dhurate la ”Salome” për 15-vjetorin e vajzës së saj (FOTO)

Aktorja e famshme e “Salome”, Edith González u nda nga jeta në qershor të këtij viti pasi humbi betejën me sëmundjen e rëndë që e mundoi për 3 vite. Ajo la pas një vajzë e cila festoi para pak ditësh 15 vjetorin`.  Constanza, ka festuar me gjysmë motrat, të atin, Santiago Creel dhe bashkëshorten e tij, Paolina Velasco.

Njerka e saj, Paolina ka ndarë foto nga festimet, të cilat janë përgatitur me shumë dashuri nga ajo vetë, motrat e Costanza-s dhe i ati. Por nuk mungoi edhe një dhuratë nga e ëma e ndjerë. Emisioni “Formula espectacular” ka bërë të ditur se Edith kishte lënë një udhëtim të paguar për të bijën, për ta shijuar së bashku me mikeshat e saj. Edith kaloi muajt e fundit të jetës anë e mbanë botës së bashku me vajzën dhe partnerin. Dëshira e saj ishte që Costanza të festonte një 15 vjetor siç realizohet në Meksikë.